BB-ja vlerëson reformat financiare në Kinë

2017-03-28 09:53:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieve tha kohët e fundit se Kina po ndërton një sistem të fortë e të shëndetshëm financiar, i cili do të ndihmojë cilësinë e rritjes ekonomike të vendit.

Kristalina Georgieve në një intervistë shprehu vlerësimin e saj për reformën financiare të Kinës, duke u shprehur se një sektor i fortë dhe i shëndetshëm financiar mund të ndihmojë ndërmarrjet të përmirësojnë performancën e tyre, të heqë ndërmarrjet me performancë të dobët dhe të sigurojë mbështetje për sipërmarrjen dhe novacionin.

Ajo shtoi se vitet e fundit, Kina ka patur rritje dhe përparime të dukshme në fushën e kërkim-zhvillimit, përqindja e këtij sektori zë 2% të PBB-së, nivel mesatar i OECD-së.

Në të njëjtën kohë, përbërja e kërkimit dhe zhvillimit në Kinë ka ndryshuar së tepërmi dhe tani ajo nxit kërkimin dhe novacionin brenda vendit. Lidhur me proteksionizmin global, Georgieve tha se Kina po hap gradualisht tregun e saj ndaj botës, udhëheqësit kinezë janë zotuar se procesi i hapjes do të vazhdojë, çka do ta bëjë Kinën të marrë pjesë në konkurrencën ndërkombëtare në një mënyrë më të shëndetshme.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore