Italia shpreson heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ShBA-ja dhe BE-ja

2017-03-28 09:51:30 CRI Komenti juaj Printoni

Zv./kryeministri i Rusisë Arkadi Dvorkovich dhe ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u takuan përkatësisht të hënën me ministrin e Jashtëm të Italisë Angelino Alfano që ndodhet për vizitë në Rusi. Sipas njoftimeve nga media ruse, Alfano tha se Italia shpreson që ShBA-ja dhe BE-ja do t'i heqin sa më parë sanksionet ndaj Rusisë dhe gjithashtu për kthimin e Rusisë në G8.

Alfano u tha mediave ruse se Italia e vlerëson Rusinë për rolin e rëndësishëm që luan në përballimin e krizave të ndryshme ndërkombëtare dhe theksoi nevojën për dialog me Moskën.

Kryediplomati italian u shpreh se afati i sanksioneve nga amerikane dhe europiane ndaj Rusisë varet nga zbatimi i marrëveshjes së re të Minskut mbi problemin e Ukrainës. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore