Ambasadorja kineze Jiang Yu takohet me këshilltarin diplomatik Valter Ibrahimi

2017-03-28 09:48:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu u takua të hënën me këshilltarin diplomatik të presidentit, Valter Ibrahimin.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera. Në këtë takim, mes të pranishmëve ishin këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbin dhe këshilltari për protokollin Ledio Nuraj.

Të dy palët vlerësuan prirjen e mirë të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar rëndësinë e vijimit të shkëmbimeve të nivelit të lartë, forcimin e besimit të ndërsjellë politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit konkret, forcimin e miqësisë tradicionale midis dy popujve për t'i ngritur marrëdhëniet Shqipëri-Kinë në një fazë të re.

Mrekulli
Lajmet Kryesore