"Geely", linjë të re prodhimi makinash elektrike në Britani

2017-03-28 09:07:14 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kompania kineze e prodhimit të automjeteve "Geely" ka ndërtuar një linjë të re prodhimi në Konventri të Britanisë së Madhe, me një investim 400 milionë dollarë amerikanë.

Chris Gubby, kryezyrtari ekzekutiv i Kompanisë së Taksive të Londrës në pronësi të "Geely"-t, thotë:

"Përurimi i kësaj uzine të re sot është me të vërtetë një rast historik për ne. Kjo është uzina e parë e re e prodhimit të automjeteve e ndërtuar në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se një dekadë. Dhe është e para uzinë që prodhon automjete elektrike."

Uzina do të prodhojë taksitë e njohura në ngjyrë të zezë të Londrës krejtësisht elektrike, të cilat do të jenë në përputhje me ligjet e reja që kërkojnë lëshim zero deri në janar të vitit të ardhshëm.

Kjo fabrikë pritet të prodhojë rreth 20 mijë taksi për qytetin e Londrës në vit. Chris Gubby shprehet:

"Eksportet do të jenë të rëndësishme. Deri në vitin 2020 duhet të eksportojmë 50 për qind të prodhimit tonë. Pas këtij investimi, nuk mund të jemi kompani e vetëm një produkti dhe e vetëm një tregu."

"Geely" planifikon t'i hedhë në qarkullim zyrtarisht automjetet këtë verë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore