Kina, Zelanda e Re do të fillojnë në prill përmirësimin e MTL-së

2017-03-28 09:07:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Zelanda e Re ranë dakord për të filluar në prill bisedimet për përmirësimin e marrëveshjes ekzistuese dypalëshe të tregtisë së lirë.

Konsensusi është arritur gjatë vizitës së kryeministrit kinez Li Keqiang në Zelandën e Re, ku përmirësimi i marrëveshjes ekzistuese që hyri në fuqi në vitin 2008, ka qenë tema kryesore e vizitës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin zelandez Bill English, Li Keqiang tha përmirësimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë dërgon një sinjal pozitiv në botë:

"Në veçanti, ne vendosëm të fillojmë bisedimet për përmirësimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë. Kjo është e para marrëveshje e këtij lloji midis Kinës dhe një vendi të zhvilluar. Ky është niveli më i lartë i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Kinës dhe një vendi të zhvilluar. Kjo do t'i japë një nxitje të fortë lidhjeve tregtare mes Kinës dhe Zelandën e Re dhe do të dërgojë një sinjal pozitiv në botë, si dhe në rajon, që dy vendet tona janë të angazhuar për tregtinë e lirë. Ky është qëndrimi i qartë i dy vendeve tona."

Kina është partneri i parë tregtar i Zelandës së Re si dhe burimi kryesor i studentëve të huaj dhe i turistëve.

Zelanda e Re është vendi i parë perëndimor që nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën dhe ka mbetur përkrahës i propozimeve të Pekinit.

Kryeministri zelandez Bill English tha se përmirësimi i marrëveshjes ekzistuese do ta ngjitë atë në një nivel të ri.

"Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Kinën ka qenë një sukses i madh. Që nga ardhja në fuqi, tregtia dypalëshe pothuajse është trefishuar që nga viti 2008 duke arritur deri në 23 miliardë dollarë, duke krijuar vende pune dhe mundësi për njerëzit në të dy vendet. Përmirësimi do të na lejojë të kryejmë modernizimin e marrëveshjes duke marrë parasysh ndryshimet në marrëdhëniet tona ekonomike."

Kryeministri Li Keqiang thotë se marrëveshja e tregtisë së lirë është e dobishme jo vetëm për Kinën dhe Zelandën e Re, por ndikimi i saj do të zgjatet përtej kufijve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore