ShBA-ja, Britania, Franca mes 40 vendeve që refuzojnë ndalimin e armëve bërthamore

2017-03-28 09:07:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, thotë se ShBA-ja, Britania dhe Franca janë midis 40 vendeve që nuk do t'u bashkohen bisedimeve për hartimin e një traktati për ndalimin e armëve bërthamore.

Haley nënvizoi se vendet që nuk do të marrin pjesë në bisedime, janë nga ana tjetër të vendosur për zbatimin e Traktatit të Mospërhapjes, i cili hyri në fuqi në vitin 1970 me qëllim për të ndaluar përhapjen e teknologjisë së armëve bërthamore.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në dhjetor që caktoi fillimin e "bisedimeve për ngritjen e një mjeti ndalues për armët bërthamore dhe më pas shkatërrimin e plotë të tyre". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore