Forumi Bo'ao 2017, në mbështetje të globalizimit

2017-03-25 10:25:36 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Bo'ao për Azinë 2017 nisi në provincën kineze Hainan.

Zv.kryeministri i Kinës Zhang Gaoli mbajti një fjalim tematik në ceremoninë e hapjes, duke theksuar kontributin e Azisë për ekonominë botërore.

"Vendet aziatike kanë marrë pjesë aktivisht në procesin e globalizimit ekonomik, kanë zhvilluar një rrugë të modernizimit me karakteristika aziatike dhe kanë fituar përvojë. Vendet aziatike morën pjesë në globalizimin sipas kushteve dhe mundësive të tyre. Ata përqafuan qytetërimin industrial, duke qëndruar në bazë të traditave e karakteristikave aziatike." tha zv/kryeministri kinez.

Zhang shprehu gjithashtu besimin e tij për ekonominë kineze gjatë mbledhjes me sipërmarrësit ndërkombëtarë në kuadrin e këtij forumi.

Forumi katërditor i këtij viti, me temën "Globalizimi dhe tregtia e lirë: Perspektiva e Azisë", pritet të sigurojë mbështetje për globalizimin gjithëpërfshirës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore