Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë në bisedimet për ndalimin e armëve bërthamore

2017-03-25 09:19:17 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut tha të premten se vendi i tij vendosi të mos marrë pjesë në mbledhjen e OKB-së mbi bisedimet e traktatit të ndalimit të armëve bërthamore.

Ai shtoi se në fund të marsit dhe në mes të qershorit do të zhvillohet në selinë e OKB-së mbledhja për bisedimet rreth traktatit të ndalimit të armëve bërthamore. Meqenëse ShBA-ja do të importojë në mënyrë masive armët strategjike në gadishullin Korean këtë vit dhe do të zhvillojë manovrat e përbashkëta ushtarake, Koreja e Veriut duhet të forcojë aftësinë vetëmbrojtëse me forcën bërthamore si qendër. "Kështu Koreja e Veriut mori vendim përfundimtar për të mos marrë pjesë në mbledhjen e OKB-së." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore