Kina forcon ligjet kufitare për terroristët e dyshuar

2017-03-25 09:18:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po konsideron ndryshimin e ligjit me synim kapjen e të dyshuarve për terrorizëm në kalimin e kufirit të vendit.

Rishikimi i draftit përcakton se autoritetet e inspektimit kufitar do të jenë të autorizuar të ndalojnë terroristët e dyshuar të hyjnë ose të dalin nga Kina.

Drafti u kërkon autoriteteve kufitare të njoftojnë menjëherë agjencitë e sigurisë publike nëse kanë prova se të terroristët e dyshuar po dalin apo hynë në vend.

Pas verifikimit, të dyshuarit duhet të dënohen ose të transferohen menjëherë në polici ose agjencitë e sigurisë.

Ata që hynë e dalin në pikat kufitare duhet të sigurojnë dokumente të vlefshme dhe të pranojnë të pyeten nga autoritetet e inspektimit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore