Shpërthim në Kajro, një i vdekur dhe katër të plagosur

2017-03-24 19:28:37 CRI Komenti juaj Printoni

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën të premten, pas një shpërthimi në një kopsht në juglindje të Kajros, njoftoi Ministria e Brendshme.

Shpërthimi ndodhi kur një punonjës sigurie preku mjetin shpërthyes. Tre anëtarë të familjes së tij dhe një kalimtar u plagosën aksidentalisht.

Deri tani sulmi nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë dhe shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

Egjipti është duke u ndeshur me një valë sulmesh kundër autoriteteve të sigurisë të përqendruar kryesisht në gadishullin Sinai, që pas përmbysjes së udhëheqësit islamik Mohamed Morsi në vitin 2013. Sulmet e mëparshme kanë prekur kryeqytetin dhe qytetet e tjera. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore