OKB: "Vendosmëria e Kinës për qeverisjen globale të klimës, e patundur"

2017-03-24 19:27:49 CRI Komenti juaj Printoni

Vendosmëria e Kinës për të nxitur qeverisjen globale të klimës është e palëkundur, tha të enjten përfaqësuesi i përhershëm i vendit në OKB, ambasadori Liu Jieyi, gjatë një veprimtarie mbi ndryshimin e klimës dhe Axhendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

"Pavarësisht ndryshimit të gjendjes ndërkombëtare, Kina do të zbatojë me vendosmëri vizionin e koordinuar për të përballuar ndryshimin e klimës. Kjo nuk vjen vetëm për t'ju përshtatur parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe për shkak të përgjegjësisë sonë për ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin," tha Liu.

Diplomati shtoi se Kina po përgatit tani propozime dhe zgjidhje për një sërë çështjesh të 'Marrëveshjes së Parisit'.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ndryshimi i klimës po kërcënon tani paqen, prosperitetin dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore