Një anije ushtarake e kinës do të vizitojë Filipinet

2017-03-24 19:26:32 CRI Komenti juaj Printoni
Kina po mban kontakte të vazhdueshme me Filipinet mbi vizitën e një anijeje ushtarake në vendin e Azisë Juglindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha të premten se Kina "është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Filipinet në shumë fusha," ndërsa shtoi se shkëmbimet ushtarake dhe bashkëpunimi janë pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe.

Deklaratat e diplomacisë kineze vijnë pas pohimit të presidentit filipinas Rodrigo Duterte se do të ftojë për vizitë një anije ushtarake kineze.

Duterte, tha gjithashtu se mezi pret ta vizitojë Kinën për herë të dytë në muajin maj, për samitin mbi nismën 'Brezi dhe Rruga'.

Presidenti nënvizoi gjithashtu se ai nuk ka në plan të bëjë aleancë ushtarake me ndonjë vend tjetër. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore