Kryeministri Li Keqiang: "Bashkëpunimi afron zemrat e dy popujve"

2017-03-24 19:25:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang shpreson se bashkëpunimi midis Kinës dhe Australisë në nivel qendror dhe vendor do të hapë një mjedis të ri për afruar zemrat e të dy popujve.

Li i bëri këto komente pasi ai iu drejtua një forumi në Sydney ku morën pjesë guvernatorët lokalë të të dy vendeve dhe personalitete të ekonomisë dhe tregtisë.

Gjatë fjalës së tij, Li Keqiang-u u bëri thirrje të dyja palëve për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjithë nivelet.

"Forumi i udhëheqësve vendorë tregoi se bashkëpunimi midis Kinës dhe Australi po shënon rritje të qëndrueshme, jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel vendor. Kjo krijon një situatë të re bashkëpunimi mes dy vendeve. Shpresoj se bashkëpunimi ynë do të sjellë përfitime më të prekshme për popujt e të dy vendeve duke shmangur keqkuptimet dhe afruar zemrat e dy popujve," tha ai.

Sydney është ndalesa e dytë gjatë vizitës së kryeministrit kinez Australi. Ai do të qëndrojë në qytet për dy ditë, përpara se të niset për në Zelandën e Re. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore