ShBA-ja e Arabia Saudite ritheksojnë angazhimin në luftën ndaj IS-it

2017-03-24 10:01:41 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson u takua të enjten në Uashington me homologun e vet saudit Adel Al-Jubeir.

Duke folur për gazetarët, të dy kryediplomatët theksuan angazhimin për mposhtjen e Shtetit Islamik dhe për forcimin e përpjekjeve globale kundër këtij grupi.

Shteti Islamik ka humbur terren në Irak dhe Siri, ndërsa tre forca të veçanta, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Rusia, po përparojnë drejt bastionit të këtij grupi në Siri, qytetit Raka.

Një ditë para takimit me ministrin e Jashtëm saudit, Tillerson kishte drejtuar një mbledhje të përfaqësuesve të 68 vendeve dhe rajoneve në Uashington, për të diskutuar forcimin e luftës kundër Shtetit Islamik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore