Londër, indentifikohet një nga të dyshuarit si autor i sulmit

2017-03-24 09:58:51 CRI Komenti juaj Printoni

Policia e Londrës bëri të ditur të enjten, se agresori i i sulmit terrorist, i qëlluar për vdekje nga policia, është 52 vjeçari Khalid Masood, i lindur në Britani.

Sipas një zëdhënësi të policisë londineze, mbi Masoodin në të kaluarën rëndonte akuza e armëmbajtjes pa leje dhe e shkeljes së rregullave publike, por ai nuk ishte gjykuar për akte terroriste. Policia e Londrës deklaroi se nuk kishte patur ndonjë informacion para sulmit të së mërkurës.

Përgjegjësinë për sulmin pranë Parlamentit britanik e mori Shteti Islamik. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore