Kinë, transparencë më e madhe qeveritare për mbështetjen e reformave

2017-03-24 09:57:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka publikuar të premten një udhëzim, në kuadër të përpjekjeve për të rritur transparencën në mbështetje të reformave.

Sipas udhëzuesit, zyrtarët duhet të shpjegojnë në mënyrë të qartë politikat fiskale, monetare dhe të punësimit, ndërsa ulja e taksave dhe e shpenzimeve duhet të jenë të hapura për publikun.

Udhëzuesi gjithashtu kërkon dhënien e informacionit lidhur me reformën e të drejtave të pronësisë në fshat dhe mbështetje për punëtorët nga fshati për të filluar biznese kur kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjatë hartimit të politikave për industritë e reja, agjencitë e ndryshme duhet të mbledhin mendimin e publikut dhe të zhvillojnë seminare, për të nxitur faktorët e interesuar të tregut t'i bashkohen këtij procesi dhe të mbështesin ristrukturimin e ekonomisë.

Po ashtu, do të zhvillohen konferenca të rregullta shtypi për mbrojtjen e mjedisit dhe do të bëhet vlerësimi i cilësisë së ujit në qytete.

Mrekulli
Lajmet Kryesore