Kina lehtëson kufizimet ndaj investimeve të huaja

2017-03-24 09:18:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se do të vazhdojë lehtësimi i kufizimeve për të nxitur investimet e huaja në vend.

Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Sun Jiwen tha se Katalogu i industrisë për investimet e huaja në Kinë, në vitin 2015 është rishikuar.

Rishikimi konsiston në heqjen e kërkesës, që përcakton se investimet e huaja mund të pranohen vetëm në formën e sipërmarrjeve të përbashkëta, si dhe heqjen e kufizimeve të aksioneve në disa sektorë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë mohoi akuzat se investitorët e huaj do të duhet të transferojnë teknologjinë, në këmbim të hyrjes në tregun kinez.

"Ligji kinez nuk i detyron investitorët e huaj të transferojnë teknologjinë në Kinë. Ne nxitim sipërmarrjet kineze dhe të huaja në botë për bashkëpunim teknologjik. Kjo është një normë tregu për partnerët e huaj për të negociuar kërkesat e bashkëpunimit. Bashkëpunimi nuk nënkupton transferimin e detyrueshëm të teknologjisë", tha zëdhënësi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e kaluar Kina tërhoqi mbi 139 miliard dollarë amerikanë investime të huaja. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore