Francë, krijohet agjencia e antikorrupsionit

2017-03-24 09:17:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande përuroi të enjten krijimin e një agjencie antikorrupsioni.

Agjencia e re do të merret me koordinimin e departamenteve të ndryshme, organeve të qeverisjes vendore dhe kompanive private për të zbuluar dhe identifikuar korrupsionin.

Presidenti Hollande theksoi se ngritja e kësaj agjencie është "e nevojshme" për të zbuluar korrupsionin, në mënyrë që qytetarët francezë të kenë "besim" te zyrtarët dhe sistemi i drejtësisë, pas skandaleve të fundit financiare të lidhura me kandidatët presidencialë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore