Li Keqiang takohet me Peter Cosgrove

2017-03-24 11:04:07 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë vizitës së tij në Australi, kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të enjten me Guvernatorin e Përgjithshëm , Peter Cosgrove. Li theksoi se në situatën aktuale, pala kineze dëshiron të bashkëpunojë me Australinë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, për të nxitur më tej procesin e globalizimit, përmirësimin e administrimit global, të kundërshtojnë së bashku proteksionizmin, dhe ti japin botës mesazhe pozitive lidhur me krijimin e ekonomisë së hapur të tregut.

Nga ana e tij, Guvernatori Cosgrove tha se Australia dhe Kina janë vende paqedashëse. Ai e vuri theksin te vlerësimi nga ana e palës australiane të rritjes së fuqishme të ekonomisë kineze, pasi edhe Australia përfiton nga kjo. Cosgrove tha se Australia dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme dhe të nxitë marrëdhëniet dypalëshe. (Vera/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore