Kryeministri kinez Li Keqiang takon krerët e Parlamentit të Australisë

2017-03-23 21:09:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të enjten pasdite në Kanbera të Australisë me kryetarin e Senatit të Parlamentit australian Stephen Parry dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Tony Smith. Z. Li tha gjatë takimit se marrëdhëniet kino-australiane ka arritur përparim të madh dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm. Me rastin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me palën australiane në fushat ekonomike, tregtare, kulturore, të shkëmbimeve njerëzore etj., për të krijuar një të ardhme më të mirë për popujt e të dy vendeve.

Stephen Parry dhe Tony Smith theksuan nga ana e tyre se të dy dhomat e Parlamentit të Australisë i kushtojnë rëndësi forcimit të marrëdhënieve parlamentare me palën kineze dhe janë të gatshme të shtojnë kontaktet e bashkëpunimin dypalësh, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve australiano-kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore