Bankë Aziatike të Investimeve Infrastrukturore i shtohen 13 anëtarë

2017-03-23 20:03:07 CRI Komenti juaj Printoni
Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore miratoi anëtarësimin e 13 vendeve të reja, duke e ngritur në 70 numrin e përgjithshëm të anëtarëve.

Anëtarët e rinj janë: Afganistani, Armenia, Fiji, Hong Kong-u i Kinës dhe Timori Lindor, si dhe tetë anëtarë jorajonalë si Belgjika, Kanadaja, Etiopia, Hungaria, Irlanda, Peruja, Sudani dhe Venezuela.

Laurel Ostfield, kreu i Departamentit të Komunikimit dhe Zhvillimit të bankës, tha se ky raund zgjerimi e rrit rolin e saj në zhvillimin global:

"Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore është një bankë e vërtetë ndërkombëtare zhvillimi. Këtë e thotë fakti që ne tani kemi anëtarë të ardhshëm nga të gjitha kontinentet e globit, përveç Antarktidës. Kjo gjithashtu flet për llojin e institucionit që ne po e ndërtojmë, prandaj jemi shumë krenarë për 13 anëtarët e rinj."

Të 13 anëtarët e ardhshëm janë të vendosur për t'iu bashkuar zyrtarisht bankës sapo të përfundojnë proceset e nevojshme të brendshme dhe të depozitojë këstin e parë të kapitalit.

Banka u themelua në vitin 2015 dhe ka filluar të funksionojë në janar të 2016-s. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore