Forumi i Boao-s, në 2017-n do të shpejtohet rritja e ekonomive të reja

2017-03-23 19:41:27 CRI Komenti juaj Printoni

Rritja e ekonomive të reja do të shpejtohet në vitin 2017. Këtu parashikon raporti vjetor mbi zhvillimin e grupeve të reja ekonomike të publikuar të mërkurën nga Forumi i Boao-s për Azinë.

Në raport vihet në dukje favorizimi nga ringritja e çmimit të lëndëve të para dhe efekteve të reformave strukturore ekonomike, frenimi i prirjes së ngadalësimit të rritjes dhe shfaqja e prirjes së rritjes së qëndrueshme.

Në vitin 2016, ekonomitë e reja (E11) patën një rritje prej 4.4%, njëkohësisht përqindja e rritjes ekonomike botërore u regjistrua në 3.1%, vendet e BE-së dhe të Grupit të 7 vendeve (G7-a) shënuan një rritje përkatësisht prej 1.9% dhe 1.4%, më të ulët se ajo e ekonomive të reja.

Në vitin 2016 përqindja e kontributit të ekonomive të reja në ekonominë botërore ishte 60%, duke mbetur ende forca kryesore.

Në vitin 2010, kur u lëshua raporti vjetor i vitit 2009, ekonomitë reja u shënuan me E11. Në këtë grup përfshihet: Argjentina, Brazili, Kina, India, Indonezia, Koreja e Jugut, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Turqia. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore