Presidenti Xi Jinping i dërgon mesazh ngushëllimi Mbretëreshës pas sulmit në Londër

2017-03-23 19:28:43 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi Mbretëreshës Elisabeta e II pas sulmit terrorist të Londrës që la të vdekur pesë veta dhe plagosi 40 të tjerë.
Në mesazh, udhëheqësi kinez përcjell ngushëllimet e tij për viktimat dhe të plagosurit e sulmit dhe simpatinë për familjet e viktimave.

Presidenti kinez ritheksoi qëndrimin e Kinës kundër terrorizmit të çdolloj forme, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm për të bashkëpunimin me të gjithë vendet, përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në luftën kundër terrorizmit.

Në sulmin e së mërkurës një makinë përplasi këmbësorët dhe më pas një sulmues qëlloi me thikë një polic në afërsi të Pallatit të Parlamentit në Londër. Policia ka arrestuar shtatë veta në lidhje me sulmin, ndërkohë Ministria e Brendshme e lidhi sulmin me militantët islamikë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore