Kamberra, kryeministri Li paralajmëron kundër proteksionizmit dhe një lufte të re të ftohtë

2017-03-23 19:28:43 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta 'The Australian', në të cilën kryeministri kinez Li Keqing publikoi një editorial në prag të vizitës në Kamberra, raportoi me humor se udhëheqësi kinez e viziton vendin "me njërin sy nga tregu i mishit të viçit".

Këtë raport, kryeministri Li e përmendi në hyrje të fjalimit të tij para parlamenti australian të enjten.

"Kur i hodha një sy menysë, 'pyeta nëse për sot kishte mish viçi?' dhe më thanë 'Jo, për ju kemi mish pule."

Batuta e udhëheqësit kinez u shoqërua me të qeshura dhe duartrokitje në sallën e parlamentit.

Prodhuesit australianë të mishit të viçit po përpiqen të përfitojnë nga vendimi i fundit i Kinës për të pezulluar importin e mishit nga Brazili, pas skandalit që shpërtheu me sigurinë ushqimore.

Por duke marrë një ton më serioz, kryeministri Li tha se mishi i viçit dhe i pulës nuk ishin të vetmit në axhendën e tij.

Kina dhe Australia kanë nënshkruar në vitin 2015 një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë, një lëvizje e cila çimentoi pozicionin e Kinën si partnerin më të madh tregtar të Australisë.

Zyrtarë nga të dy vendet kanë lajmëruar shtimin e nivelit të liberalizimit, masat për të cilin do të njoftohen nga vetë kryeministri Li. Sipas statistikave të Kinës, vendi regjistroi një deficit tregtar prej 50 miliardë dollarësh me Australinë vitin e kaluar.

Kryeministri Li tha se zgjerimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë është zgjidhja e duhur e pabarazisë.

"Zërat kundër proteksionizmit po rriten, së bashku me ata kundër globalizimit ekonomik. Nuk mund të mohojnë se në procesin e globalizimit, në fakt, disa pjesë të botës, për disa popuj, për disa vende, ka pasur probleme. Por kjo nuk është çështja e globalizimit në vetvete, nuk është një çështje e tregtisë së lirë, por kjo e gjitha është se si t'i përgjigjemi gjendjes së krijuar."

Në vitin 2016 Australia i shiti Kinës mallra bujqësore me vlerë rreth 60 miliardë dollarë amerikanë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore