Forumi i Boao-s, integrimi i ekonomisë aziatike përballet me shumë sfida

2017-03-23 19:21:53 CRI Komenti juaj Printoni

Si një nga rezultatet e rëndësishme studimore të Forumit të Boao-s për Azinë, "Raporti vjetor 2017 i integrimit të ekonomisë aziatike" u botua të mërkurën.

Ai thekson se Azia po përballet me shumë sfida për integrimin tregtisë, të prodhimit dhe tregjeve financiare. Raporti, u bën thirrje vendeve të ndryshme të Azisë që të forcojnë bashkëpunimin për përballimin e sfidave dhe realizimin e fitimeve të përbashkëta.

Sipas raportit, në vitin 2015 tregtia aziatike shënoi uljen e parë pas krizës financiare të vitit 2008. Importi u ul me 8.5% dhe eksporti ra me 7.1%. Megjithëse grupet ekonomike të Azisë kanë pasur përqindjet më të larta të depozitave të kursimeve, rreth 31% që nga viti 1997 deri në vitin 2016, vitet e fundit shumica e investimeve erdhën nga jashtë rajonit.

Nën këtë sfond, thekson raporti, e ardhmja e Azisë është e mbushur me paqartësi, prandaj ai u bën thirrje anëtarëve të forcojnë bashkëpunimin dhe të realizojnë fitime të përbashkëta duke nxitur së bashku integrimin e Azisë. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore