Forumi i Boao-s, mbi 1800 përfaqësues diskutojnë katër tema

2017-03-23 18:23:56 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 1800 përfaqësues nga vende të ndryshme janë mbledhur në Boao të Kinës për të diskutuar të ardhmen e globalizimit ekonomik dhe të tregtisë së lirë nën perspektivën aziatike. Forumi i Boao-s për Azinë i filloi zyrtarisht punimet të mërkurën (23 mars).

Zhou Wenzhong, sekretari i përgjithshëm i Forumit të Boao-s, theksoi në konferencën e shtypit se këtë vit do të diskutohen katër tema kryesore, të cilat përfshijnë nismën e Kinës "Një brez, një rrugë", "rritjen ekonomike", "reformat strukturore" dhe "ekonominë e re."

Sipas Zhou, mbi këto tema do të zhvillohen afërsisht 65 aktivitete.

Forumi i Boao-s për Azinë, është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e jofitimprurëse, që funksionon që nga viti 2001. Forumi i kushton rëndësi nxitjes së bashkëpunimit ekonomik rajonal, duke ofruar mbështetje ideore për realizimin e zhvillimit të vazhdueshëm të rajonit. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore