Sulmi në Londër, një turiste kineze ka mbetur e plagosur

2017-03-23 17:34:19 CRI Komenti juaj Printoni

Një shtetase kineze ka mbetur e plagosur nga sulmi i së mërkurës pranë Pallatit të Parlamentit në Londër, konfirmoi ambasada e Kinës.

Sipas njoftimeve të Nouvelles d'Europe të enjten, ajo është një turiste. Makina e përplasi shtetasen kineze duke i shkaktuar një frakturë pranë shpatullës dhe disa të çara. Plagosja nuk i rrezikon asaj jetën.

Në një njoftim në uebsajtin e saj, ambasada i ka paralajmëruar të gjithë shtetasit kinezë në Britani të shmangin vendet e populluar dhe të mos dalin të pashoqëruar gjatë natës.

Deri tani, policia ka arrestuar shtatë veta në lidhje me sulmin, ndërkohë Ministria e Brendshme e lidhi sulmin me militantët islamikë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore