Ma Huateng: AI, element themelor i konkurrueshmërisë

2017-03-23 09:59:20 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti dhe kryezyrtari ekzekutiv i kompanisë kineze të internetit "Tencent" Ma Huateng u shpreh të mërkurën në Hong-Kong se inteligjenca artificiale është bërë fokusi i investitorëve globalë, prandaj kompania e tij do t'i kushtojë edhe më shumë vëmendje përparimit teknologjik në këtë sektor. Ai shtoi se inteligjenca artificiale do të bëhet një ndër faktorët kryesorë të konkurrueshmërisë në industrinë e internetit.

Ma vuri të dukje se teknologjitë e inteligjencës artificiale janë shfrytëzuar në shumë biznese të "Tencent"-it, si përpunimi i zërit në "Wechat", identifikimi automatik i fytyrës me kompjuter, shfaqja e reklamave në mediat sociale etj. Ai shprehu shpresën se njerëzit do të gëzojnë shumë shpejt të mirat që vijnë nga përdorimi i teknologjive të inteligjencës artificiale në fushën mjekësore, të drejtimit automatik të makinave etj.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore