Li Keqiang nis vizitën zyrtare në Australi

2017-03-23 09:01:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti në aeroportin e Kanberras, duke filluar vizitën zyrtare në Australi. Gjatë qëndrimit në këtë vend ai do të marrë pjesë në takimin e 5-të të kryeministrave kino-autralian, bashkë me homologun Malcolm Turnbull.

Li u shpreh se në sfondin e rimëkëmbjes së dobët ekonomike dhe rritjes së proteksionizmit, Kina dhe Australia janë dy vende me ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar, që duhet të kenë konsensus, të thellojnë bashkëpunimin dhe të japin sa më shumë sinjale pozitive për nxitjen e lirisë së investimeve tregtare dhe kundërshtimin e proteksionizmit, duke favorizuar realizimin e interesave reciproke dhe duke kontribuar për stabilitetin e zhvillimin rajonal dhe botëror. (Xu Guang/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore