Kina synon thellimin e bashkëpunimit midis vendeve të BRICS-it

2017-03-23 09:01:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me vendet e tjera të BRICS-it në Samitin e 9-të të kësaj organizate, që do të mbahet në qytetin lindor kinez Xiamen në shtator.

Wang Xiaolong, përfaqësuesi i posaçëm për Çështjet e BRICS-it në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës, i bëri këto komente të mërkurën në një simpozium për këtë samit.

Wang u shpreh se bashkëpunimi në fushën e sigurisë politike do të jetë një nga temat e samitit.

Në 10 vjetët e fundit, vendet e BRICS-it - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – pothuajse e kanë dyfishuar përqindjen e tyre në ekonominë botërore, duke kontribuar për afro 40 për qind të rritjes ekonomike globale.

Wang Xiaolong tha se, në samitin e sivjetshëm, vendet e BRICS-it do të vazhdojnë të kontribuojnë më tej për përmirësimin e qeverisjes ekonomike globale dhe për promovimin e tregtisë e të investimeve ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore