Kina, rol konstruktiv në Lindjen e Mesme

2017-03-22 19:45:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dëshiron të luajë një rol konstruktiv në Lindjen e Mesme. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, nënvizoi vizitat e fundit të Mbretit të Arabisë Saudite dhe të kryeministrit izraelit në Pekin. Zëdhënësja tha se këto vizita tregojnë rolin unik të Kinës për të nxitur stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Ajo theksoi gjithashtu se bashkëpunimi i Kinës me këto vende, sidomos nën kornizën e nismës 'Brezi dhe Rruga', mund të japë një shembull të zhvillimit rajonal.

"Siç e ka nënvizuar dhe presidenti Xi Jinping së fundi, ka shumë pikëpyetje mbi Lindjen e Mesme, por çelësi i përgjigjes është zhvillimi, dhe zgjidhja përfundimtare varet nga zhvillimi. Gjatë vizitës së Mbretit të Arabisë Saudite dhe të kryeministrit izraelit, Kina dhe të dy vendet arritën përkatësisht marrëveshje të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha, që gjithashtu deri tani ka sjellë rezultate të frytshme. Kina është e gatshme për të bashkëpunuar me vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Izraelin për të nxitur ndërtimin e nismës 'Brezi dhe Rruga', për të ndarë bashkërisht mundësitë dhe thelluar bashkëpunimin nëpërmjet ndërlidhshmërisë."

Hua nënvizoi gjithashtu se Kina ka ruajtur vazhdimisht një pozicion objektiv dhe të paanshëm për të nxitur në mënyrë aktive zgjidhjen politike dhe për të ndërmjetësuar zhvillimine e negociatave për konfliktin Palestinë-Izrael dhe të Sirisë, ku ka luajtur një rol konstruktiv në këto çështje. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore