Bajerni i Munihut hap zyrën e parë në Shangai

2017-03-22 19:19:29 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi i Bajernit të Munihut (Bayern Munich), kampionët në fuqi të ligës gjermane të futbollit, hapi zyrën e tij të parë në Shanghai të Kinës.

Duke folur në ceremoninë e hapjes të mërkurën, drejtori ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, tha kjo është koha e duhur për të ardhur në Kinë.

Zyra pritet të angazhohet kryesisht në çështjet e të drejtave mediatike të ekipit dhe të koordinojë marrëveshjet e tregtisë elektronike, në një vend ku rritja e të ardhurave për frymë dhe e shpenzimeve për kalimin e kohës së lirë ka shtuar kërkesën për sportet.

Sipas planit, më vonë këtë vit do të hapet në Kinës një shkollë e dytë futbolli.

Bajerni thotë se ka mbi 130 milionë tifozë në Kinë, më shumë se popullsia e Gjermanisë. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore