Kina, thirrje për qetësi pas dështimit të provës raketore të Koresë së Veriut

2017-03-22 19:03:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kina bëri përsëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje të mërkurën në emër të të gjitha palëve të përfshira në Gadishullin Korean.

Thirrja vjen pas një provës të dështuar raketore nga Koreja e Veriut më herët të mërkurën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying i nxiti të gjitha palët të mos ndërmarrin veprime provokuese dhe të rrezikshme.

"Siç mund të shihet, gjendja e tanishme në gadishull është mjaft e tensionuar. Madje mund të themi se gjendja është jashtë kontrollit. Prandaj ne u bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje të gadishullit;.. dhe të mos marrin asnjë hap provokues, të rrezikshëm apo veprime që mund të çojnë në gjykime të gabuara. Ne shpresojmë se të gjitha palët e përfshira do të mund të ruajnë një qëndrim përgjegjës për gjendjen rajonale dhe do të marrin masa që mund të ndihmojë për ta lehtësuar tensionin."

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut njoftoi të mërkurën se një raketë e Koresë së Veriut shpërtheu gjatë një prove të dështuar lëshimi mëngjesin e së njëjtës ditë.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se raketa shpërtheu në ajër, menjëherë pasi u lëshua nga kozmodromi Wonsan në bregdetin lindor të vendit.

Autoritetet e Koresë së Jugut besojnë se prova e lëshimit të raketës ishte shfaqje e dukshme e forcës karshi stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut i ka denoncuar stërvitjet ushtarake si veprim i maskuar për pushtimin e veriut të gadishullit dhe me to ka justifikuar programin bërthamor dhe raketor. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore