Zyrtari: Parisi, jo kandidaturë për Olimpiadën e 2028-s

2017-03-22 15:19:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi i kandidaturës së Parisit për organizimin e Lojërave Olimpike 2024 (Paris 2024) ka bërë të ditur se zhvillimi i Olimpiadës së vitit 2028 në kryeqytetin francez është diçka e pamundur.

Ndërsa Parisi e Los Anxhelosi kanë mbetur dy qytetet e vetme kandidate për Lojërat Olimpike të vitit 2024, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach ka shprehur mundësinë që njëri nga dy qytetet të zhvillojë Olimpiadën e vitit 2024 dhe tjetri të 2028-s.

Por kryetari i "Paris 2024", Tony Estanguet (Toni Estange), tri herë kampion olimpik, e ka hedhur poshtë një gjë të tillë:

"Ne jemi dakord që KON-i të vendosë organizatorët e të dy veprimtarive në të njëjtin sesion në Lima. Por, për sa na përket neve, projekti ynë është i mundur vetëm për '24-n. Dhe ne gjithashtu besojmë se është koha për t'u rikthyer në Paris, apo në Europë, në '24-n. Kjo është kandidatura jonë e katërt, kemi mësuar shumë, dhe ose tani, ose kurrë. Ose familja e KON-it do të zgjedhë Parisin për '24-n, ose ne nuk do të kthehemi për '28-n."

Bordi ekzekutiv i KON-it u ka kërkuar katër nënkryetarëve të vet të shqyrtojnë ndryshimet në kandidaturat olimpike dhe të raportojnë përsëri në korrik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore