Gjermania dhe vendet latinoamerikane diskutojnë ndërtimin e hekurudhës rajonale

2017-03-22 09:53:53 CRI Komenti juaj Printoni
Përfaqësues nga Gjermania iu bashkuan delegacioneve nga Brazili, Peruja, Paraguaji, Uruguaji dhe Bolivia në La Paz,

për të diskutuar planet për një Korridor Hekurudhor Qendror Dyoqeanik.

Gjatë takimit dyditor pritet të diskutohet zbatueshmëria e këtij projekti.

Ministri i Transportit i Perusë Martin Vizcarra është shprehur më parë këtë muaj se një pjesë e projektit mund të kushtojë

15 miliardë dollarë amerikanë.

Ky është projekti i fundit që pritet të propozohet për një hekurudhë ndërkombëtare në Amerikën e Jugut.

Edhe Kina e Peruja kanë studiuar mundësinë e ndërtimit të një hekurudhe 4800 kilometra të gjatë për të lidhur portet e Perusë me Brazilin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore