Miratohet kredia e BERZH-it për hekurudhën Durrës-Tiranë-Rinas

2017-03-22 09:20:27 CRI Komenti juaj Printoni
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën kredinë e BERZH-it, me vlerë 36.8 milionë euro, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e linjës së re për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëpërmjet marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it, do të sigurohet financimi me një hua në vlerën 36 870 000 euro për realizimin e këtij projekti.Punimet për këtë linjë hekurudhore pritet të fillojnë nga muaji shtator i këtij viti dhe afatet për përfundimin e projektit janë rreth 3 vjet. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore