Wang Yi, rritje cilësore e bashkëpunimit Kinë-vendet në zhvillim

2017-03-21 09:49:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi në fjalën e tij në Forumin Vjetor të Nivelit të Lartë për Zhvillimin tha se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve në zhvillim ka hyrë në fazën e rritjes cilësore dhe përballet me shanse të reja të përfitimit të ndërsjellë.

"Kina po thellon bashkëpunimin me vendet në zhvillim, duke kaluar nga bashkëpunimin dypalësh qeveritar në atë të tregut, duke përmirësuar bashkëpunimin nga tregu i mallrave deri në kapacitetet prodhuese, nga kontraktimi i projekteve të thjeshta deri në investime, ndërtime dhe funksionime", tha kreu i diplomacisë kineze.

Ai shtoi se Kina do të arrijë në një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe përdorimit të përparësive si dhe do të ndihmojë vendet në zhvillim, në rritjen e tyre të pavarur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore