Kinë: Transporti ajror i udhëtarëve, rritje të ndjeshme në janar

2017-03-21 09:48:31 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar sektori i aviacionit civil në Kinë ka pasur një rritje të madhe të udhëtarëve.

Udhëtimet ajrore civile njohën një rritje vjetore 17.6 për qind, duke arritur në 43.9 milionë.

Udhëtimet në linjat e brendshme në janarin e sivjetshëm ishin 38 milionë, 17 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa udhëtimet në linjat ndërkombëtare u rritën 19 për qind, duke kapur shifrën 4.9 milionë.

Ndërkohë, vëllimi i transportit ajror të mallrave arriti 565 mijë tonë në janar, me një rënie vjetore 3.8 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore