Shtëpia e Bardhë reagon ndaj hetimit të FBI-së

2017-03-21 09:47:18 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u shpreh se nuk ka asnjë dëshmi, që mund të tregojë lidhjen midis stafit elektoral të presidentit Trump dhe Rusisë. Spicer i tha këto të hënën në një konferencë shtypi në Uashington, duke reaguar ndaj deklaratës së shefit të FBI-së James Comey në një seancë dëgjimore të Kongresit.

Kreu i FBI-së deklaroi gjithashtu para kongresmenëve se insitucioni i tij po zhvillon hetimet për ndërhyrjet e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Sfera e hetimit përfshin mundësinë e lidhjes midis stafit elektoral të presidentit Trump dhe Rusisë.

Në janarin e sivjetshëm, CIA-ja, FBI-ja dhe NSA-ja(Agjencia Kombëtare e Sigurisë) të ShBA-së paraqitën një raport të përbashkët, ku dënojnë ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Këtë përfundim ekspertët rusë e kanë cilësuar si " të paprovuar dhe të stisur".

(Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore