Kinë, brenda standardeve mbi 93 për qind e burimeve ujore

2017-03-21 09:43:22 CRI Komenti juaj Printoni

Autoriteti kinez i Mjedisit tha se edhe pse cilësia e shumicës së burimeve ujore në vend përmbush standardet kombëtare, ka ende shumë zona me cilësi të varfër.

Ministria kineze e Mbrojtjes së Mjedisit tha se mbi 93 për qind e burimeve ujore sipërfaqësore dhe 84 për qind e burimeve ujore nëntokësore përmbushin standardet kombëtare.

Megjithatë, ministria shtoi se në disa zona ka rënie të cilësisë së ujit dhe vitin e kaluar u shtuan 22 seksione kryq tipi-V.

Në hapin tjetër, ministria do të përmirësojë standardet dhe do të verifikojë lejet e kompanive që ndotin mjedisin, duke forcuar ligjet dhe rregulloret për parandalimin e ndotjes së ujit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore