The Telegraph: Ksamili, mes 20 plazheve europiane që duhen vizituar në maj (ATSH)

2017-03-21 09:06:02 CRI Komenti juaj Printoni
Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes 20 plazheve europiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga gazeta britanike "The Telegraph".

"Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, në jug të qytetit turistik të Sarandës", thuhet në shkrimin e The Telegraph.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një postim në rrjetin social "Facebook", thotë se sfidë për turizmin shqiptar është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për turistët. Më 27 mars nis aksioni i pastrimit të plazheve në gjithë Shqipërinë, nën moton "Pastro 1 plazh". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore