Kina dhe Izraeli drejt partneriteteve të reja

2017-03-21 08:41:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Izraeli ranë dakord të zhvillojnë partneritete të reja dhe të forcojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes së tregtisë së lirë.

Marrëveshjet erdhën pas takimit të së hënës mes kryeministrit të Kinës Li Keqiang dhe homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu në Pekin.

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike, dy palët ranë gjithashtu dakord për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për çështjet ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së tij në Kinë, kryeministri izraelit do të takohet gjithashtu edhe me presidentin Xi Jinping si dhe me figura të rëndësishme nga sektori i biznesit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore