Li Keqiang: Kina do të hapë më shumë dyert ndaj botës

2017-03-21 08:40:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang tha se vendi i tij do t'i hapë më shumë dyert ndaj botës. Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me pjesmarrës të huaj në Forumin Vjetor të Nivelit të Lartë për Zhvillim, mbajtur në Pekin.

Kreu i qeverisë, Li theksoi se Kina do të lehtësojë hyrjen në tregun e industrive të shërbimeve, manifakturës dhe minierave. Ai shtoi se Kina mbështet pjesmarrjen e ndërmarrjeve me financim të huaj në programet kombëtare të shkencës dhe teknologjisë si dhe në ndërtimet infrastrukturore.

Kryeministri Li Keqiang u bëri thirrje kompanive të huaja të investojnë në Kinë, të bashkëpunojnë me kompanitë kineze dhe së bashku të shfrytëzojnë mundësitë e zhvillimit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore