Kina bën thirrje për vetëpërmbajtje në Gadishullin Korean

2017-03-20 20:50:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kina bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje në Gadishullin Korean, për të parandaluar përkeqësimin e tensionit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying i bëri këto komentet të hënën, një ditë pasi Koreja e Veriut lajmëroi suksesin e provës së motorit të raketave.

"Ne i kemi vërejtur raportet. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bëjnë përcaktime të qarta mbi përdorimin e teknologjisë së raketave të drejtuara mbi programin e lëshimit të raketave të Koresë së Veriut. Shpresojmë se Koreja e Veriut do të veprojnë në përputhje me rezolutat."

Ndërkohë, ministri i Jashtëm e Kinës Wang Yi tha të hënën se duhet kapur çdo shans për dialog mbi gjendjen në Gadishullin Korean.

Wang bëri këto komente në Forumin e Zhvillimit të Kinës që po zhvillohet në Pekin.

Të shtunën, ministri Wang u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Pas takimit ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të punojnë së bashku për ta nxitur Korenë e Veriut "të ndryshojë kurs," në lidhje me çështjen bërthamore.

Koreja e Jugut tha të hënën se prova e fundit e motorit të raketave e Koresë së Veriut tregoi përparimin "kuptimplotë" të zhvillimit të funksioneve të motorit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli