Rusia zhvillon një manovër të madhe ushtarake në Krime

2017-03-20 20:27:19 CRI Komenti juaj Printoni

Trupat e parashutistëve, Forca Ajrore dhe Flota e Detit të Zi e Rusisë zhvilluan një manovër të gjerë ushtarake gadishullin e Krimesë, njoftoi të hënën komandanti i Forcës Ajrore Anatoly Serdyukov.

Si përgjegjësi i manovrës, Serdyukov, i tha agjencisë TASS se gjithsej u angazhuan 2.500 trupa ushtarake. Forca Ajrore e Parashutistëve dërgoi në këtë manovër divizionet: Novorossiysk, Kameishen dhe Ulan-Ude.

Serdyukov tha se manovra synon forcimin e kapaciteteve në luftën kundër terrorizmit dhe forcave armike. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore