Kina paraqet planin e zhvillimit të sporteve dimërore

2017-03-20 20:26:15 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e sportit të Kinës prezantuan planin e zhvillimit për hokejin në akull që fokusohet tek ekipet e të rinjve.

Qendra e sporteve dimërore e Kinës në bashkëpunim me klubin Ylli i Kuq Kunlun do të themelojnë ekipet kombëtare të të rinjve të moshave nën 20 vjeç (U-20) dhe nën 18 vjeç (U-18) për femra dhe meshkuj.

Klubi Ylli i Kuq do të përgatisë stërvitjen shkencore dhe do t'i dërgojë ekipet e hokejit në akull në garat ndërkombëtare.

Wang Zhili, zv./kreu i qendrës së menaxhimit të sporteve dimërore, thotë se ekipet e të rinjve po hedhin hapat e parë.

"Hapi i radhës është hapja e shkollave dhe e kampeve të trajnimit për hokejin në akull. Gjithashtu do të përgatisim një plan trajnimi për ekipet e të rinjve. Synojmë të ndërtojmë një sistem që parashikon themelimin e ekipeve të të rinjve, ekipeve kombëtare si dhe një sistemi garash. Sistemi, ashtu siç mendojë ne, do të ndihmojë hokejin kinez të paraqitet mirë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022."

Plani synon gjithashtu rekrutimin e lojtarëve me origjinë kineze në Amerikën e Veriut për t'ju bashkuar ekipeve të të rinjve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore