Kinë, shtohet numri i udhëtimeve ndërkombëtare të trenave të mallrave nga Xinjiang-u

2017-03-20 10:01:11 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze thanë se një total prej 300 trena mallrash do të shkojnë nga Rajoni Autonom i Xinjiang Uygur-it për në një numër vendesh të Azisë dhe Europës këtë vit.

Dy të tretat e tranave do të shkojnë në vendet e Azisë qendrore, ndërkohë pjesa e mbetur në vende të tilla, si Gjermani, Rusi, Turqi dhe Iran.

Rreth 220 trena u nisën nga rajoni i Xinjiang-ut vitin e kaluar, tre herë më shumë se në 2015-n.

Shërbimi i trenave ka rritur eksportet e produkteve kimike, materialeve të ndërtimit, makinerive dhe pjesëve të këmbimit për automjete e këtij rajoni. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore