Policia malajziane: më shumë të dyshuar për vdekjen e Kim Jong Nam

2017-03-20 10:00:24 CRI Komenti juaj Printoni

Shefi i policisë malajziane, Khalid Abu Bakar u shpreh të dielën se janë zbuluar persona të tjerë të lidhur me vdekjen e koreanoveriorit, Kim Jong Nam, mes të cilëve dhe "persona të rëndësishëm".

Sipas njoftimeve nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Malajzisë, Khalid Abu Bakar u shpreh se të dyshuarit do të arrestohen, pa përmendur identitetin e tyre.

Gjatë hetimit të ngjarjes, policia malajziane ka publikuar informacione lidhur me shumë të dyshuar. Mësohet se dy femrat e arrestuara për sulmin ndaj shtetatis koreanoverior Kim Jong Nam në aeroportin e KualaLumpurit do të gjykohen për vrasje, ndërsa 4 shtetas të tjerë koreanoveriorë, të lidhur me krimin janë në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë malajziane, të dyshuarit mund të jenë kthyer në Korenë e Veriut. (Xu Guang/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore