Gjermani: Schulz, kryetar i SPD dhe kandidat për kryeministër

2017-03-20 09:51:53 CRI Komenti juaj Printoni

(Martin Schulz)

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë zhvilloi të dielën kongresin kombëtar, në të cilin ish-kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz, u zgjodh kryetar i saj dhe kandidat për kryeministër i Partisë Socialdemokrate (SPD). Ai do të marrë pjesë në zgjedhjen për kancelarin gjerman, që zhvillohen në shtatorin e këtij viti.

Zv./ kancelari Sigmar Gabriel hoqi dorë nga gara dhe dha dorëheqjen si kryetar i SPD, duke propozuar Schulzin në postin e kryetarit.

Sipas sondazheve, Partia socialdemokrate është fare pranë partisë së Merkelit CDU, në garën për kreun e kancelarisë, duke e cilësuar Schulzin si një rival të fortë ndaj rizgjedhjes së Merkelit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore