Siri, mbi 1500 veta evakuohen nga Homsi

2017-03-20 09:50:46 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se 1 500 rebelë, pjesëtarë të familjeve të tyre dhe civilë kanë mbërritur në zonat nën kontrollin e rebelëve në Sirinë Veriore, një ditë pas evakuimit nga qyteti i Homsit sipas një marrëveshjeje me forcat qeveritare.

Rreth 10 mijë rebelë dhe civilë pritet të evakuohen në disa javët e ardhshme.

Kontigjenti i parë i të evakuuarve do të dërgohen në kampet në Azaz dhe Jarablus, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Hosan Darij, një punonjës ndihme, shprehet:

"Menaxheri i kampit na tha se më shumë se 200 familje do të mbërrijnë sot nga zonat përreth Homs. Ne do të fillojmë të ngremë më shumë se 200 çadra për ata që do të vijnë nga Homsi".

Guvernatori i Homsit Talal Barazi u shpreh se Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane po mbikëqyr evakuimin, së bashku me forcat siriane e ruse, dhe se i gjithë procesi pritet të zgjatë rreth gjashtë javë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore